Turqia ka gati ultimatumin për Sirinë

Postuar në 09 Gusht, 2011 06:59

Kreu i regjimit sirian, Bashar al-Assad, u është përgjigjur me gjakderdhje manifestimeve popullore, me anë të të cilave sirianët kërkojnë demokratizimin e vendit. Qysh prej fillimit të protestave, janë vrarë rreth 1700 civilë. 300 janë vrarë vetëm gjatë javës së fundit. Presidenti Bashar al-Assad i ka mbështetur shpresat, me sa duket, tek fakti që sytë e gjithë botës janë drejtuar në probleme të tjera (kriza financiare e botës perëndimore, fushata ushtarake kundër Ghaddafi-t, etj), e për rrjedhojë mizoritë e tij do kalojnë pa u vënë re. Por ditët e fundit ka patur një mobilizim të papritur të diplomacisë ndërkombëtare. Dje reagoi Obama e Berlusconi. Kanë reaguar edhe vendet fqinjë me Sirinë, si Arabia Saudite, Kuvajti, Bahreini, etj, dhe së fundmi edhe Turqia. Ministri i jashtëm, Ahmet Davutoglu, është sot në Damask. Dhe nuk është për të kërkuar thjesht ndërprerjen e dhunës nga ana e regjimit. Kryediplomati i zhdërvjellët turk është atje për t’i përcjellë të zotit të shtëpisë idenë e kryeministrit të vet, i cili ca ditë më parë u shpreh, se “kriza siriane është një problem i brendshëm i Turqisë”; dhe për ta kërcënuar se, nëse vazhdohet kështu, Turqia do të mbështesë e inkurajojë masa të ashpra në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

850 km është gjatësia e kufirit mes Turqisë e Sirisë. Gjatë javëve të shkuara ky kufi është kaluar nga mijra refugjatë, të cilët kërkojnë rrugën më të shkurtër për t’i ikur ferrit sirian të këtyre kohëve. Turqia është e shqetësuar nga kjo situatë.

E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.