Topi Pollos: Nuk kam lidhje me logjikën e tenderave teknologjikë

Postuar në 24 Janar, 2012 09:52

Genc Pollo, ministri ynë i Inovacionit (kjo është ministria më e çuditshme në një vend ku të vetmet inovacione verifikohen në lëmin e abuzimit me pushtetin), hodhi dje një akuzë kolosale mbi Presidentin e Republikës. Ky i fundit, sipas Pollos, “ka përcaktuar për herë të parë hartën e çmimeve për postet e gjyqësorit, d.m.th. të ryshfetit përkatës për çdo emërim në këto poste”. Dhe si provë sjell ca biseda “me gjyqtarë, të njohur të vet, të cilët janë njerëz me profesionalizëm e integritet”. 

Për befasinë e shumëkujt, kjo akuzë kaloi pa u vënë re. Të përditshmet e sotme e kishin injoruar fare këtë lajm ‘bombë’. Por Presidenti i republikës e kish vënë re që ç’ke me të. Dhe ka reaguar me gojën e zëdhënëses (sipas Panoramës). Reagimi është ai që pritej, dmth një tog frazash të llojit ‘akuza të motivuara nga qëllime politike të ditës’, ‘akuza të padenja, që Presidenti i hedh poshtë me neveri’, etj. Në fund, kërkonte nga Pollo ta përcjellë në prokurori këtë pretendim; në mos, të japë dorëheqjen si ministër (nuk kuptohet se pse Presidenti nuk ngre një padi në ngarkim të këtij funksionari të Republikës).

Por në deklaratën presidenciale kish dhe një pickim të fortë për Pollon. “Presidenti nuk ka asnjë lidhje me logjikën e tenderave teknologjikë”, thuhej aty, dhe merret vesh se prapa tenderave teknologjikë nuk mund të fshihet tjetër kush, veçse ministri i Inovacionit dhe i Teknologjisë, Genc Pollo. Këtë e thotë Presidenti.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leon (not verified) on

<p>Fillimisht kur Z. Topi u zgjodh president une personalisht nuk kisha besim se do te mbante nje qendrim te tille kundrejt maxhorances aktuale. Gjithesesi tani ne fund te mandatit e shikoj ndryshe dhe shume reagime te tij gjate viteve te fundit kane qene vertet te denja per nje burre shteti.&nbsp; Ne keto reagime per mendimin tim ndikojne shume faktore, nga te cilet vecoj karakterin e tij, kornizat kufizuese te institucionit te persidentit, allogjika dhe cinizmi i qendrimeve te lidershipit aktual te pozites, si dhe interesat personale per kariere politike te Z. Topi.</p>

Submitted by anila (not verified) on

<p>Na çane t...! Sikur te benin nje here punen e tyre siç duhej te gjithe bashke, do jetonin shume me te lumtur seç jetojne duke ja ngopur, le te themi, njeri tjetrit. Per mos te folur si do te jetonte populli....................</p>

Submitted by AnonimAgimi (not verified) on

<p>pollo..dava legeni.</p><p>Zoti Bamir Topi..burre zotni.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.