Si demonstrues i dhunshëm apo si sulmues i Kryeministrisë u vra Ziver Veizi ?

Postuar në 24 Janar, 2012 12:18

Të gjithë televizionet sot dhanë kronika të debatit të ashpër mes Jozefina Topallit dhe Gramoz Ruçit, gjatë diskutimit për heqjen e imunitetit të tre deputetëve socialistë. Ruçi i mëshonte idesë se demonstrata e 21 janarit 2011 ishte e dhunshme, por kjo nuk e justifikonte në asnjë mënyrë vrasjen me armë zjarri të demonstrusve nga gardistët. Ndërsa Topalli i mëshonte idesë se atë ditë u sulmua Kryeminstria dhe se përgjigjia e gardistëve ishte e justifikuar.

Por ne ende s’e kemi harruar videon e vrasjes së Ziver Veizit. Edhe po ta kishim harruar, na e kujtuan këto ditë disa televizione. Në atë video duket qartë se i ndjeri Ziver, kur u qëllua për vdekje nga gardisti Agim Llupo, as po demonstronte dhunshëm e as po sulmonte Kryeministrinë – ai thjesht po rrinte me duar në xhepa jashtë portës së Kryeministrisë… Dhe për të përforcuar bindjen se Ziveri vërtet u vra nga gardisti Llupo, na vjen në ndihmë ekspertiza e Ministrisë së Brendëshme të Shqipërisë, e cila ka vërtetuar se plumbi që vrau Ziverin doli nga arma e LLupos.

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.