Qeveria dhe BB-ja nuk bindin dot njëra-tjetrën

Dy javë ka qëndruar në Tiranë një ekip i Bankës Botërore. Synimi? Kanë dëshirën të ofrojnë një kredi të nivelit 300 milionë dollarë, të cilat do t’i shërbejnë qeverisë për të përballuar situatën e vështirë ku ndodhet vendi, por kjo e fundit, qeveria pra – ky është një pretendim i gazetës Shqip – nuk ka marrë përsipër të krijojë kushtet e kërkuara prej (ose të kuptojë shqetësimet e) Bankës së famshme me seli në Washington.
Një nga shqetësimet e mëdha të BB-së është tanimë një problem i njohur për publikun e këtushëm. E ka emrin ‘kreditë e këqija”, dhe në terma konkretë këto të fundit janë ato kredi të marra nga bankat lokale, të ciat për një arsye apo një tjetër nuk kthehen mbrapsht prej kredimarrësve. 18,6% e të gjitha kredive janë të këqija, dhe kjo konsiderohet një shifër shumë e lartë, që përbën një rrezik të vazhdueshëm për sistemin tonë bankar.
Negociatat nuk janë finalizuar, por nuk janë mbyllur. Janë lënë të hapura jo vetëm për këtë çështje, por edhe për të tjera (për borxhin publik q ë duhet ulur, për rritjen ekonomike që duhet parashikuar më e ulët, për marrjen e masave në funksion të rritjes së sigurisë së depozitave, etj).
Re.Pu.
Comments
Qe te ndihet tamam 'shija' e
<p>Qe te ndihet tamam 'shija' e 18.6 % e kredive te 'keqija' jepni nje shifer ne vlere absolute qe te rrenqethemi te gjithe kur ta lexojme.</p>
Add new comment