Një kompani private universitare akuzohet për mashtrim në SHBA
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/8847_university-campus.jpg?itok=mCXsx1zP)
"New York Times" njofton se qeveria federale amerikane ka hapur një gjyq ndaj "Education Management Corporation", kompani që zotëron katër universitete private në SHBA, me 105 degë në të gjithë vendin. Ajo akuzohet se ka përfituar pa të drejtë 11 miliardë dollarë ndihmë financiare shtetërore për studentët e regjistruar në universitetet e saj. Në SHBA, rreth 10% e studentëve janë të regjistruar në universitete private për fitim, 45% janë të regjistruar në universitete private jo për fitim (si Harvard, Yale, Stanford, etj) dhe pjesa tjetër në universitete shtetërorë. Gjysma e studentëve amerikanë që nuk janë në gjendje të paguajnë kreditë e marra për financimin e studimeve kanë mbaruar univeristet private për fitim.
Akt-akuza federale ndaj "Education Management Corporation", pretendon se kompania ka përdorur taktika të jashtëligjshme për rekrutimin e studentëve, ku përfshiheshin premtime të pabazuara rreth karierës së mundshme pas mbarimit të shkollës, pavarësisht nivelit të dobët të studentëve. Disa kandidatë ishin pranuar, madje, edhe kur nuk dinin të shkruanin në mënyrë koherente, ose kur dukej qartë se ishin nën ndikimin e drogave ilegale. Pas regjistrimit, rekrutuesit i ndihmonin studentët për të marrë ndihmë financiare nga shteti, në mënyrë që të bënin pagesën e shkollës. Ndërkohë, universiteti dilte garant para autoriteteve federale për nivelin e studentëve të pranuar.
E.Z.
Comments
Informacioni,besoj,i
Informacioni,besoj,i sakte,analogjia tek ne me mundon...Nuk e di pse?!
Add new comment