Militantizmi pushton jo vetëm zyrat e shtetit, por dhe muret e zyrave

Postuar në 24 Janar, 2012 04:58

Në shënimin e djeshëm  të respublica-s me titull “Shpërthimi militant i Florion Mimës” veçonim një thënie pikante nga një intervistë e tij? “Ne ndjejmë egzaltim kur bëhet fjalë për kryetarin e partisë sonë, Sali Berishën”, thosh ai. Nga shumëkush mund të jetë marrë si një gjest i shkëputur militant brenda maxhorancës, por në të vërtetë kemi të bëjmë, me sa duket, me një frazë që ilustron një fanatizëm të shtrirë që shpesh merr përthyerje anti-institucionale.

Në shumë institucione e zyra nuk ekziston e varur në mur fotoja e Presidentit të Republikës, ndonëse një gjë e tillë është detyrim ligjor. Ndërsa ka zyrtarë, që nuk janë ndalur me heqjen e fotos së Presidentit, por edhe e kanë zëvendësuar atë me foton e kryeministrit. Një nga këta është dhe Bardh Spahia, zv.ministri i shëndetësisë, në zyrën e të clit kishin hyrë kamerat e programit Fiks Fare dhe kishin filmuar egzaltimin e këtij zyrtari për kryetarin e partisë së vet, që këtë herë shpalosej nëpërmjet një fotoje të këtij të fundit në muret e zyrave të Republikës. Kush është Bardh Spahia? Është ai që dje nxorri lajmin, sipas të cilit, me ardhjen në krye të bashkisë së Lulzim Bashës, është ulur ndjeshëm ndotja e ajrit.

E.G.

Comments

Submitted by Individi (not verified) on

O Muci ca do besh ti kur te ike Sala? E ke menduar ndonjehere?

Submitted by vesel x (not verified) on

Te jesh i sigurt se si shumica dermuese e shqiotareve do bej fest,

Do jete shume me e madhe se ajo e vitit 1997.

Submitted by Genti (not verified) on

Nuk eshte puna se cfare do te beje Muci kur te ike Sala, behet fjale per fenomenin e militantizmit i cili shkaterron shtetin. Shume funksionare dhe nepunes civil nuk e dine (ose nuk duan ta dine) se paguhen nga te gjithe taksapaguesit shqiptare dhe se nuk i sherbejne vetem maxhorances.

Submitted by Individi (not verified) on

Dhe kete fenomenin e militantizmit do ta luftoje Muci? Ja keni idene pse ju fut Muci opozites me Salen? jeni cuna te rinj skeni faj ju. e dini qe muci ka qene anetar i forumit rinor te PD-se?

Submitted by i (not verified) on

o individ, ti n uk qenke mir nga trute. sa njerez ka qe kane qene funksionar te larte te PD dhe jane kunder sales. njerezit u futen ne PD kunder PPSH tende dhe jo per salen, dhe mbasi njohen salen i dolen kundra sales. dhe PPSH-se tende. prandaj mos fol budalliqe

Submitted by Genti (not verified) on

Mua si lexues me intereson cilesia e Respublica.al, dhe aspak ne se M.Nano ka qene ne FRSH apo Forumin Rinor te PD. Gjithsesi, te kesh qene anetar i ndonje Forumi Rinor  me sa di une nuk perben krim. Do t'ju ftoja sinqerisht qe te komentoni rreth shkrimit, natyrisht  ne se keni ndonje gje per te thene.

Submitted by Altin21 (not verified) on

@individi.   shkrimi nuk eshte i Mustafa Nanos, apo ngateron blogun me shkrimin.....

Submitted by Alban (not verified) on

ju lutem te shkoni jer te zyrat ku nxirren patentat dhe do surprizoheni fytyren e kujt do gjeni te varur ne mur...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.