Kryefjala e ambasadorëve: pavarësia e sistemit të drejtësisë

Postuar në 24 Janar, 2012 06:11

Pas gjestit të djeshëm, kur u pa në krah të kryeprokurores Ina Rama, ambasadori amerikan Alexander Arvizu bëri sot një gjest tjetër domethënës: ai ka takuar, ‘qysh pa gdhirë’, kreun e puçit putativ të janarit të vjetshëm, Presidentin e Republikës Bamir Topi, të cilit i “shprehu vlerësimin për pozicionin institucional dhe kushtetues” dhe të cilit i ka theksuar nevojën “për konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës dhe funksionimin ligjor e profesional të institucioneve të pavarura kushtetuese”.

Në të njëjtën kohë, ambasadori i BE-së ka qenë i ftuar në një tryezë të organizuar nga po ai vetë në kuadër të takimit EURALIUS III, dhe aty ka nënvizuar “domosdoshmërinë për konsolidimin e gjyqësorit dhe reformat e duhura për garantimin e një drejtësie të pavarur”. Ngjarjet nuk duket se kanë lidhje me njëra-tjetrën, por mesazhet e të dyve, një ditë pasi gjyqtarët e Tiranës lanë në arrest shtëpie disa njerëz të pushtetit të akuzuar për plojën e 21 janarit 2011, mund të lidhen me shqetësimin e tyre mbi një presion të dukshëm që qeveria po ushtron mbi gjykatat e mbi prokurorinë lidhur me këtë çështje penale në ngarkim të Komandandit të Gardës e Co.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.