Veliaj:Çdo qytetar i Kosovës dhe Luginës së Preshevës mund të aplikojë për punë.

Nisur nga dita e sotme, çdo qytetar i Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, mund të vij dhe të aplikojë për punë në Shqipëri pa paraqitur asnjë lloj dokumentacioni.
Kjo është bërë e ditur nga ministri i Mirëqenies dhe Rinisë, Erjon Veliaj në një deklaratë për mediat sot në mesditë.
Ky vendim është marrë sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ku është bërë edhe një ndryshim thelbësor. “Nëse në qeverinë e kaluar punësimi i qytetarëve të Luginës së Preshevës në vendin tonë, përfshihej në ligjin për të huajt, ne nuk e cilësojmë kështu”, bëri të ditur Veliaj.
Sipas Veliaj, 80 për qind e aplikantëve për punë nga Kosova janë biznesmen të sipërmarrjes së mesme dhe të vogël.
“Dua të informoj se 80 për qind e kërkesave nga Kosova janë nga biznesmen, pra njerëz që krijojnë vende pune, kryesisht nga biznese të vogla dhe të mesme’, bëri të ditur ministri Veliaj.
Add new comment