Topi: Pas qershorit 2013, PD do jetë në opozitë dhe në krizë të thellë

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 03:05

Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, kreu i FRD-së, Bamir Topi, shprehet se nuk përfaqëson opozitën formale, por një parti politike me përcaktim të qartë në opozitë me pushtetin aktual dhe modelin e saj simetrik në opozitë.

“…Përmes përfaqësimit parlamentar dhe politik do të imponojmë  rregulla të reja, të bazuara në moral, vlera, program dhe praktika të politikës moderne europiane. FRD është krijuar si parti e moderuar e qendrës së djathtë dhe theksi që ajo i jep tregut të lirë, demokracisë së bazuar në zgjedhje sa më direkte dhe institucione të forta kushtetuese, drejtësisë funksionale dhe investimit shtetëror për sigurinë e jetës dhe pronës private, mbrojtjes së identitetit kombëtar, respektit për traditat pozitive, iniciativën e lirë, rolin e familjes dhe komuniteteve fetare në shoqëri etj, etj, dominojnë politikat e moderuara të qendrës së djathtë”, deklaron Topi.

Sipas tij sot qytetarët mund të zgjedhin një alternativë pozitive përballë dy të këqijave tradicionale.

“Alternativa e pengjeve konsensuale do të marrë fund në qershor 2013, kur ata të gjejnë veten jo vetëm në opozitë, por në krizë të thellë përfaqësim politik. FRD-ja do të jetë surpriza e zgjedhjeve dhe mbështetja e saj e dukshme qytetare përbën sot kërcënimin real dhe më të madh ndaj oligarkisë që sundon me metoda, stil e mentalitet si regjimi që përmbysëm 20 vjet më parë”, pohon Topi.

Sipas tij ka pasur tre breza politikanësh në PD, dhjetoristët me themeluesit, brezi i akademikëve dhe i profesionistëve dhe ky i sotmi. Sipas tij, dy PD-të e para janë në FRD dhe për demokratët e thjeshtë nuk ka më dilemë se familja e tyre politike nuk është PD-ja, por FRD-ja.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.