Sondazhi i Reuters: Grexit, shanse të vogla në vitin 2013

Postuar në 10 Gusht, 2012 12:53

Agjencia Reuters ka kryer një sondazh për të ardhmen e Greqisë, Spanjës dhe Portugalisë në zonën e euros. 

Sondazhi u zhvillua me 64 analistë ekonomikë. Sipas përgjigjeve, të tre vendet do të dështojnë për të arritur qëllimet e tyre në vitin 2012. 

45 analistë besojnë se Greqia do të jetë në gjendje për të qëndruar në zonën e euros edhe në vitin 2013. Në një anketë të njëjtë në qershor, në fakt, 35 e 64 analistëve kishte dhënë një përgjigje të ngjashme. 

Analistët vlerësojnë se ekonomia greke do të tkurret me 6.6% në vitin 2012 dhe 2% në vitin 2013, shumë më keq se vlerësimi në Qershor. Analistët presin që deficiti të reduktohet në 8% në 2012 dhe 6.8% në vitin 2013. 

Negative janë parashikimet e analistëve edhe për rritjen në Spanjë dhe Portugali. Ekonomia spanjolle do të tkurret me 1.6% në vitin 2012 dhe 1.1% në vitin 2013, ndërsa ekonomia portugeze 3% dhe 1% respektivisht.

 

Anila Jole

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.