Slloveni, Pahor fiton zgjedhjet presidenciale

Postuar në 03 Dhjetor, 2012 02:34

Ish-kryeministri Borut Pahor fitoi zgjedhjet presidenciale në Slloveni duke mundur presidentin aktual, Danilo Turk, në sfondin e një krize ekonomike dhe të një pakënaqësie popullore në rritje.

Sipas sondazheve, Pahor ka marrë 67% të votave dhe rivali i tij 33%, ndërkohë që pjesëmarrja ka qenë më e ulët sesa në raundin e parë.
 
Sllovenia iu bashkua Eurozonës në 2007-tën, kur u konsiderua dhe një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë të bllokut, por është goditur keqas nga kriza financiare globale për shkak të varësisë së saj të madhe nga eksportet.

Tani vendi përballet me recesionin, rënien e eksporteve, tkurrjen e shpenzimeve të brendshme për shkak të shkurtimeve buxhetore dhe rritjen e papunësisë.

Bankat janë gjithashtu në vështirësi për shkak të kredive të këqija. Shumë sllovenë janë të zemëruar me masat e ashpra anti-krizë që po implementohen nga qeveria e qendrës së djathtë, të cilën e akuzojnë edhe për korrupsion.

Posti i presidentit nga ana tjetër, që ka një mandat 5-vjeçar në krye të shtetit, është kryesisht honorifik.

Top-channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.