Peshkopi, vdes nga pakujdesia një elektriçist 55-vjeçar.

Postuar në 06 Maj, 2014 17:06

Kontakti me rrymën elektrike i ka kushtuar jetën një punonjësi të nënstacionit elektrik në qytetin e Peshkopisë. 55- vjeçari Haxhi Lleshi po përpiqej të riparonte një defekt në nënstacion kur në mënyrë të pavullnetshme ka prekur telat e korentit. 

Ai fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit, por pavarësisht përpjekjes së bluzave të bardha, 55-vjeçari nuk mundi të mbijetojë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.