Paraplegjikët: Na diskriminojnë

Prej 4 muajsh, të verbër e paraplegjikë nuk marrin kompensimin për energjinë elektrike dhe telefoninë celulare, ndonëse masa e përfitimit është përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Të shqetësuar për këtë, Shoqatat e të Verbërve dhe Paraplegjikëve kanë konstatuar edhe një tjetër reduktim të kompensimit për energjinë elektrike, i cili ka lidhje me përjashtimin nga rimbursimi i ngritjes së çmimeve që bëhet për çdo qytetar, e drejtë kjo që i është njohur me vendim qeverie në vitin 2006, për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë.
"Përfitimet reale janë qesharake, pasi nëpërmjet këtij vendimi, paraplegjikët dhe të verbërit janë kufizuar ose iu është pjesëtuar me 2 përfitimi nga shërbimi i telefonisë fikse, çka do të thotë, që nëqoftëse përfitimi për rimbursim i çmimit ka qenë 640 lekë të reja, përfitimi për telefoninë ka qenë 2 mijë lekë, tashmë është hequr 640 lekë, është pjesëtuar nga 2 mijë është bërë 1 mijë lekë dhe kanë humbur gjithsej 1640 lekë. Ndërkohë që për energjinë elektrike do të marrin 2 mijë lekë. Diferenca nga 2 mijë lekë, - 1640 është e barabartë është 360 lekë, pjesëtuar me 16.2 lekë që është kilovati është e barabartë është 22 kilovatë në muaj. Do të thotë, më pak se 1 kilovat në ditë. Kjo është për ne jashtë çdo lloj parashikimi", tha Sinan Tafaj, kryetar i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuar.
Krerë të Shoqatave të të Verbërve dhe Paraplegjikeve paralajmërojnë protesta, si e vetmja rrugë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Ata ndihen të diskriminuar nga reduktimet e përfitimeve që ekzistonin më parë për të si për energjine elektrike, telefoninë celulare dhe transportin.
Ish të dënuarit: Nuk po marrim dëmshpërblimet
Ish të burgosurit politikë shprehen të revoltuar ndaj neglizhencës së qeverisë për t'i dëmshpërblyer për vitet e burgut që kanë kryer për shkak të regjimit të atëhershëm.
"Nuk kemi marrë asnjë pjesë të lekëve. Qeveria e ka miratuar ligjin për dëmshpërblimin tonë, por ajo e nënvlerëson dhe nuk i hap dosjet tona", thotë Agron Luka, një ish i dënuar.
Ish të burgosurit kishin kerkuar leje per zhvillimin e nje proteste paqesore perpara Kryeministrisë ne kohen kur dhe zhvillohej mbledhja e qevrise. Por ne kohet kur ata ishin nduke u tubuar, policia e Tiranes i ka njoftuar se kerkesa e tyre per leje mitingu nuk eshte aprovuar.
Mbi 500 dosje te ish te burgosurve politike presin te demshperblehen nderkohe qe vetem nje pjese e tyre kane marre vetem nje kest dhe miratimi i kesteve te tjera po zvarritet nga qeveria sipas tyre.
top-channel.tv
Add new comment