Në tabelat maqedonase, Shqipëria, ‘Republikë Popullore’

Postuar në 18 Korrik, 2012 03:49

Mijëra shqiptarë çdo ditë e kalojnë kufirin në doganën e Qafë-Thanës dhe atë të Tushemishtit për të shkuar në Maqedoni, kryesisht në Ohër, Strugë dhe Manastir. Por, gjithësecili është befasuar kur sapo kalon kufirin shqiptar në doganën e Tushemishtit, pikërisht tek degëzimi në rajonin e Ohrit dhe Manastirit të Shën Naumit, turistët e huaj dhe shqiptarët njëkohësisht nuk u zënë besë syve kur lexojnë "Republika Popullore e Shqipërisë" (në maqedonisht N.R.Albania). Një banor i fshatit Frëngovë, Hajrush Gega, na thotë se maqedonasve u ka ngelur ora që nga koha e Titos. 

Kjo pasi tabelat janë të njëjtat dhe ata, ose janë akoma në gjumë, ose në të kundërt e bëjnë me qëllim për të fyer fqinjët. Por, një banor tjetër shqiptar në Maqedoni nga qyteti i Strugës, Shefqet Hajdari, thotë për "Gazetën Shqiptare" se vetë ju shqiptarët e keni fajin që tallen maqedonasit pasi ishte qeveria shqiptare, e para që e njohu Republikën e Maqedonisë. Në Podmol, në udhëkryqin Ohër-Shkup Strugë-Qafë Thanë, vendkalimi Qafë-Thana shkruhet në kundërshtim me të gjitha normat e drejtshkrimit, në të gjitha gjuhët dhe në të gjithë alfabetet, qoftë edhe shkrimi i hieroglifëve. Turistët dhe banorët vendas reagojnë ndaj këtyre lëshimeve. 

Njëkohësisht dënojnë mos ndërhyrjen e ndërmarrjeve komunale apo qendrore të cilat kanë në kompetencë rregullimin e rrugëve dhe sinjalistikës. Ky, padyshim, është një turp dhe një provokim që iu bëhet hapur fqinjëve. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.