Lushnja në plehra, bashkia: Nuk kemi fonde për landfill

Postuar në 16 Gusht, 2012 04:25

Mungesa e vendgrumbullimit të mbeturinave në Lushnjë e ka ndotur ndjeshëm qytetin vitet e fundit. Rrugët periferike të tij janë pushtuar nga grumbujt e plehrave, ndërsa një lagje e populluar 10 vitet e fundit bashkëjeton me to. Përgjegjës për këtë situatë, kryetari i bashkisë, Fatos Tushe, shprehet se institucioni që drejton nuk ka fonde për rehabilitimin e fushës së grumbullimit dhe më tej për ndërtimin e një landfildi. 

"Ky problem kërkon zgjidhje nëpërmjet ndërhyrjes së qeverisë qendrore, pra për ngritjen e landfilleve dhe fushave përkatëse të mbetjeve. Edhe pse është parashikuar një projekt para disa vitesh për ndërtimin e një landfilli rajonal por deri më sot akoma nuk është ndërhyrë në këtë drejtim. Akoma vazhdohet të punohet me fushën e mbetjeve, e cila është piketuar që në vitin 1985", deklaron krybashkiaku Tushe.

Përgjegjësi i sektorit të pastrimit të firmës që merret me grumbullimin e mbeturinave konfirmon situatën shqetësuese.

Përveç ndotjes shqetësuese të qytetit të Lushnjës, shëndeti i banorëve rrezikohet nga tymi i plehrave që digjen në fushën e grumbullimit e që shpesh mjafton një erë e lehtë për të përhapur renë kanceroze edhe mbi qytet. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.