Korçë, fshihte paratë në Goricë i deklaronte kur hynte në Maqedoni.

Postuar në 06 Maj, 2014 04:29

Kalonte shuma të mëdha të padeklaruara në kufi, policia nis procedimin penal për një 45-vjeçar nën akuzën e pastrimit të parave. 

Sipas policisë së Korçës shtetasi me inicialet T.D nuk ka deklaruar disa herë shuma të hollash në dalje të kufirit Shqiptar në Pikën e Kalimit Kufitar në Goricë, por i ka deklaruar ato në hyrje të kufirit Maqedonas. 

Shuma e parave që T.D kalonte në pikën kufitare ishin në valutë të huaj, 84.600 dollarë dhe 16.850 Euro.

Policia ka nisur hetimet pasi dyshon se shumat e të hollave janë përfituar nga veprimtaria kriminale e T.D në fushën e kontrabandës.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.