Kontrolli i Financave, KiE: Vatikani nuk është transparent

Postuar në 19 Korrik, 2012 02:05

 

Një raport i Këshillit të Europës kritikoi ashpër menaxhimin financiar të Vatikanit, duke dhënë një vlerësim negativ për Selinë e Shenjtë gati në gjysmën e kritereve më të rëndësishme që kanë të bëjnë me transparencën. Raporti i departamentit Moneyval, i Këshillit të Europës sugjeron që Vatikani ka shumë punë për të bërë përpara se të përfshihet në listën e bardhë të vendeve që i binden normave botërore në luftën ndaj pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe evazionit fiskal. Vetë Vatikani e komentoi raportin 241 faqesh si një pikë e mirë fillimi që do të lejojë përmirësimin e kontrollit financiar. Kritikat ndaj Selisë së Shenjtë vijnë në kohën kur ajo vetë kërkon të reduktojë pasojat që la pas skandali i korrupsionit, i nxjerrë nga shërbyesi i Papës në shtyp. 

 

Albanian Screen 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.