Kili, policia arreston qindra studentë

Postuar në 17 Gusht, 2012 05:03

Policia në Kili ka arrestuar më shumë se 139 persona, pjesa më e madhe e tyre studentë, të cilët kishin pushtuar tre shkolla në kryeqytetin Santiago. Teksa policia tentonte të hynte brenda shkollave ka pasur përleshje të dhunshme. Zaptimi i institucioneve është një tjetër protestë kundër politikave arsimore të qeverisë. Studentët në Kili kanë muaj që protestojnë duke kërkuar arsim publik të lirë e cilësor për të gjithë. Ata thonë se njerëzit e klasës së mesme kanë mundësinë të studiojnë në disa nga shkollat më të mira në Amerikën Latine, në një kohë që të varfërit duhet të kënaqen me ato shkolla shteti që nuk kanë as fonde të mjaftueshme.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.