Kamioni me pllaka guri del nga rruga, vdes punëtori, 3 të plagosur.

Postuar në 17 Tetor, 2014 12:33

Një aksident me pasoje vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve është rregjistruar pasditën e sotme në aksin Bogovë-Nishove në rrethin e Skraparit.

Një kamion i ngarkuar me pllaka guri ka dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Për pasojë ka gjetur vdekjen një punonjës, Gëzim Cuku, 57 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i kamionit dhe dy vëllezerit Mehmet dhe Dyli Laze 30 dhe 35 vjec nga Policani edhe këta punonjës në gurore.

Këta të fundit janë dërguar me urgjensë në spitalin e Beratit ku ndodhen në gjëndje kritike për jetën. Drejt vendit të ngjarjes mbërritën më pas ekspertë të policisë rrugore, të cilët nisën hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti.

Burime paraprake nga blutë e Skraparit bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qene në defekt në sistmemin e frenimit të mjetit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.