Itali, ekonomia zyrtarisht në recension

Postuar në 21 Dhjetor, 2011 08:25

Ekonomia italiane pësoi një rënie me 0,2% në tre muajt deri në fund të shtatorit, duke konfirmuar bindjen se vendi në vështirësi financiare tashmë është në recension. 

Të dhënat, lëshuar nga instituti shtetëror i statistikave, “ISTAT”, tregojnë se ekonomia italiane është në tkurrje për herë të parë që prej vitit 2009.

Sipas vlerësimeve shtetërore, recensioni do të bëhet edhe më i thellë në 2012-n, vit i cili pritet të mbyllet me një Prodhim të Brendshëm Bruto 0,4% më të ulët.

Më parë gjatë muajit, autoritetet paralajmëruan një plan shkurtimesh, i destinuar për “shpëtimin” e ekonomisë italiane.

Paketa e paralajmëruar parashikon rritje të mëdha taksash për të pasurit, rritjen e moshës së pensionit dhe një aksion të madh kombëtar kundër evazionti fiskal.

Kryeministri i Italisë, Mario Monti, është i pari që ka dhënë shembullin e “shtrëngimit të rripave”, duke hequr dorë nga paga e tij.

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.