ILDKP kallëzim penal për 8 zyrtarë të lartë,mes tyre ish-kreu i Tatimeve.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar ditën e sotme se ka vendosur masa administrative dhe ka paraqitur pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për 8 ish-zyrtarë të lartë në disa institucione të rëndësishme.
Mes emrave që ILDKPKI ka paditur për mos deklarim të pasurisë është edhe Gazmir Spahija, ish-drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, por edhe dy nga këshilltarët e parë të ministrit të Brendshëm, Nikoll Rica dhe Bajram Yzeiraj.
Emrat dhe funksionet për të cilat ILDKPKI ka ngritur kallëzim penal.
-Gazmir Spahija, për funksionin Drejtor i Përgjithshëm në D.Tatimeve
-Ismail Muça, për funksionin Drejtor në D.P.Tatimeve
-Ines Nurja, për funksionin Drejtor i Institutit të Statistikave
-Anesti Dhimojani, për funksionin Kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë
-Lekë Bibaj, për funksionin Kryetar i Komunës Hajmel, Qarku Shkodër
-Bajram Yzeiraj, për funksionin Këshilltar, Ministria e Punëve të Brendshme
-Nikoll Rica, për funksionin Këshilltar, Ministria e Punëve të Brendshme
-Rezart Bejkaj, për funksionin Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë, Ministria e Mbrojtjes
Add new comment