Greqia pretendime territoriale në Shqipëri: Himara e Vorioepirit.

Greqia ngre pretendime territoriale ndaj Shqipërisë së Jugut…dhe një rast i tillë shfaqet në faqen zyrtare të Presidencës greke.
“Himara e Vorioepirit”. Është identifikuar kështu vendlindja e një shqiptareje, Ermioni Bringut, të dekoruar nga presidenti Papulias.
Shqetësimi për këtë incident i është përcjellë zyrtarisht Greqisë, përmes sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko. Ai u takua sot me ambasadorin grek në Tiranë, Rokanas ku i kërkoi “heqjen e menjëhershme të këtij përcaktimi nga faqja e internetit të Presidencës së Republikës së Greqisë, mbasi ky term nuk është koncept politiko-administrativ në Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që përdoret rëndom nga qarqe antishqiptare, të cilët, në kuadër të pretendimeve territoriale identifikojnë me këtë term Shqipërinë e Jugut”.
Ambasadori grek u shpreh në takim se do të informojë menjëherë autoritet e Presidencës greke për të bërë korrigjimin përkatës.
Add new comment