Grabitet banesa e xhaxhait të Sokol Bizhgës, në kërkim autorët.

Postuar në 06 Maj, 2014 17:04

 Grabitesit nuk kanë kursyer as banesën e xhaxhait të zv.drejtorit të Policisë së Shtetit Sokol Bizhga. 

Ngjarja është shënuar pasditen e sotme në lagjen “Shyqyri Ishmi” në Tiranë, ndërsa në momentet e grabitjes burime nga policia e shtetit për A1 Report deklarojnë se në shtëpi nuk ka patur asnjë person.

Shuma e grabitur është rreth 1 milionë lekë të vjetra, ndërsa mësohet se menjëherë kanë nisur hetimet dhe nga disa gjurmë të lëna nga grabitesit, është bërë i mundur identifikimi i tyre dhe janë shpallur në kërkim. 

Sipas policisë, grabitësit kanë hyrë në banesë pasi kanë arritur të hapin derën me anën e një karte magnetike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.