Fundviti, policia: Shërbim i përforcuar për festa

Postuar në 25 Dhjetor, 2012 10:35

Sherbim i perforcuar i strukturave te policise per te garantuar rendin e sigurine gjate festimeve te fundvitit. Keshtu eshte shprehur gjate nje deklarate per mediat, zv/drejtori i policisë Tiranë për rendin dhe sigurinë Erzen Breçani.

Masa të veçanta janë planifikuar në drejtim të :

Parandalimit, zbulimit dhe goditjes në kohë të çdo lloj tendence kriminale.
Rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të ngjarjeve aksidentale.
Sigurimin e rendit dhe qetësisë në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës e në veçanti në Qëndrat Tregetare, Bulevardet, Sheshet kryesore si dhe në lokalet ku qytetarët do të festojnë ndrimin e viteve.
Sigurimit të Ambasadave, Rezidencave të tyre, Objekte të Rëndësishme, duke përfshirë edhe në nënstacionet elektrike e depot e ujit.
Bashkëpunimit me shërbimet e emergjenës si: Ambulancat, Zjarrëfiksit, etj.
Për ndjekjen dhe zbatimin e këtyre masave me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, strukturat e Policisë dhe komisariatet në varësi të saj, kanë kaluar në shërbim të përforcuar.

Policia e Tiranës, ka planifikuar masa dhe do të ushtrojë kontrolle të plota ndaj të gjithëve drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkolike.

Këto kontrolle do të ushtohen kryesisht në orët e vona të natës dhe gjatë netëve që shoqërojnë festat e fundvitit, duke ngritur grupe kontrolli të organizuara në vende të ndryshme, si në qytet ashtu dhe në linja.

Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, duke u nisur nga përvoja dhe analiza e viteve të kaluara, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarreve.

Njëherësh, theksojmë, gadishmërinë maksimale të shërbimeve policore, për të kaluar gëzueshëm festat e fund vitit, duke kërkuar bashkëpunimin e mirëkuptimin e qytetarëve për të mos shkaktuar incidente të mundshme.

Ndërkohë, ajo vë në dispozicon numrat telefonik për të denocuar çdo veprim të paligjshëm apo ngjarje aksidentale në numrat telefonik pa pagesë Nr. 129 dhe Nr. 126.

Burimi: http://www.panorama.com.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.