FAO: 3 milionë sirianë nevojë urgjente për ushqim

Postuar në 02 Gusht, 2012 13:12

Tre milionë sirianë kanë nevojë urgjente për ushqim dhe ndihma për drithëra dhe blegtori, njoftoi sot Organizata e OKB-së për ushqimin dhe bujqësinë (FAO), që bazohet në një studim të realizuar nga OKB dhe regjimi sirian. 

''Nga këta tre milionë persona, gjysma kanë nevojë për një ndihmë ushqimore të menjëhershme dhe urgjente gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, veçanërisht në zonat që janë bërë skenë e konflikteve dhe zhvendosjes së popullsisë'', sipas FAO-s. 

Për 12 muajt e ardhshëm, FAO theksoi se duhet rritur ndihma ushqimore dhe asistenca për mjetet e ekzistencës, sepse organizata ka parashikuar që numri i personave që do të kenë nevojë për ndihmë ushqimore do të arrijë në tre milionë. 

Këto shifra janë nxjerrë nga rezultatet e një misioni për vlerësimin e nevojave përsa i përket sigurisë ushqimore të kryer në muajin qershor nga FAO, programi ushqimor botëror (PAM) dhe Ministria siriane e Bujqësisë dhe reforma agrare. 

Raporti përfundimtar thekson se sektori bujqësor sirian ka humbur këtë vit 1,8 miliardë dollarë (1,46 miliardë euro) si pasojë e krizës që po kalon vendi.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.