Elbasan, automjeti del nga rruga 2 të vdekur, 2 të plagosur rëndë.
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/5878_cache-210-150-strict-62986_11.jpg?itok=FCszEBRo)
Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve është shënuar sot në Belsh të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Belsh-Kuçovë në vendin e quajtur Shkozë, ku automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit.
Për pasojë ka humbur jetën shoferi Jani Selimi 30 vjeç nga Kajani, si dhe Anxhela Buxhani e cila ka ndërruar jetë, gjatë transportimit të saj për në spitalin e Elbasanit. Trupat e tyre janë dërguar në morgun e spitalit.
Ndërkaq, të plagosur kanë mbetur edhe Indrit dhe Dhimitër Buxhani, të cilët nga të dhënat paraprake mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa ndodhen në spitalin e Elbasanit ku po marrin edhe ndihmën e parë mjekësore. Të katër personat e përfshirë në aksident mësohet se janë të afërm.
Nga hetimet paraprake të policisë, bëhet e ditur se aksidenti ka ardhur si pasojë e daljes nga rruga e automjetit për shkak të humbjes së kontrollit të drejtuesit, si rrjedhojë e kushteve atmosferike.
Ndërkaq forcat blu vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Add new comment