Dita e parë e gushtit, 9600 shtetas kalojnë kufirin në Kapshticë dhe Kakavijë

Postuar në 02 Gusht, 2012 05:23

 

Muaji gusht është shoqëruar me rritjen e fluksit në pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Sipas të dhënave të policive kufitare në Kakavijë kanë hyrë 4442 shtetas, shqiptar dhe të huaj, ndërkohë që në pikën e Kapshticës kanë hyrë gjithsej 5212 persona. Automjetet që kanë hyrë në territorin shqiptar nga Kakavija kapin shifrën e 1117 mjete ndërsa në Kapshticë, 1876.

Në të njëjtat nivele janë edhe daljet nga territori shqiptar, ku në Kakavijë, kanë dalë 3068 persona me 701 mjete, dhe në Kapshticë 5040 persona me 1678 mjete. Pala shqiptare në doganën e Kakavijës vijon të punojë me 6 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa ajo greke me nga tre sportele. Muaji gusht shënon edhe kulmin e lëvizjeve të emigrantëve, ndërsa kanë nisur të shfaqen rradhë të vogla. Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.