Bruksel, diskutohet për statusin e vendit kandidat

Postuar në 10 Dhjetor, 2012 03:13

Në Bruksel pritet te mblidhen sot ministrat e Jashtëm të BE-së, ku mes diskutimesh te tjera do te jene edhe ato për Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.

Pas ketij takimi dhe sugjerimeve qe do te dalin prej tij, do te mbahet samiti i ardhshëm i BE-se, por sipas te gjitha mundesive vednit tone nuk do t’i jeper statusi i vendit kandidat.

Vetem pak dite me pare EurActiv, duke iu referuar burimeve diplomatike raportoi se ministrat e BE nuk do t’i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat

Sipas agjencise, do te hapet drita jeshile per fillimin e bisedimeve të pranimit me Serbinë, në qoftë se një numër i kushteve te caktuara janë respektuar, mes te cilave edhe përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Të paktën një vend, Hollanda, ka kundërshtuar fuqishëm kundër dhënies së statusit të kandidatit për Shqipërinë”, shkruan EurActiv.

Komisioni rekomandoi në tetor se Këshilli Evropian vendosi Shqipërinë në klubin e vendeve kandidate që tani përbëhet nga Turqia (1999), Maqedoni (2005), Mali i Zi (2008) Islanda (2010) dhe Serbia (mars 2012).

Kroacia pritet të bëhet një anëtar i vitit të ardhshëm. Diplomatët perëndimorë i thane EurActiv se ata per momentin nuk presin një vendim per Shqipërinë, duke shtuar se vendi duhet te beje “më shumë”, për t’u kualifikuar, veçanërisht per plotesimin e 12 kushteve te lena nga Komisioni në tetor ne progres raportin e tij.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.