Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor betohen përpara presidentit Nishani

Postuar në 09 Dhjetor, 2012 03:33

Anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit u betuan sot paradite para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Pallatin e Brigadave. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, anëtarët e KLD-së dhe të Kabinetit të Presidentit si dhe Kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj.

Pas leximit të formulës së betimit nga Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa, anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor, të zgjedhur dje me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, janë betuar përpara kreut të shtetit. Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit janë: Andi Civici, Edlira Petri, Fuat Vjerdha, Gjinovefa Gaba, Ilir Toska, Kriton Spahiu, Petrit Çeno dhe Valbon Çekrezi.

Presidenti Nishani dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë u uroi anëtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor punë të mbarë dhe suksese në detyrën e tyre të rëndësishme në zbatim të Kushtetutës dhe të ligjit.

8 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.