Franca nis përgatitjet ushtarake për të marrë pjesë në mbrojtjen e Estonisë nga një invazion eventual i Rusisë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/05/1676474-des-militaires-francais-en-tenue-de-camouflage_2024_05_18_13.jpg?itok=p8vQRj5o)
Radio RTL në Francë raporton për një njësi sekrete të ushtrisë që po përgatitet të veprojë në prapavijë të frontit dhe me gjasë të ndihmojë Ukrainën në ofensivat e veta. Njësia është dislokuar në Estoni dhe ajo përgatitet të “infiltrojë, afrohet, anashkalojë pozicionet e armikut”. Qëllimi i njësisë do të jetë zbulimi dhe mandej kalimi i informacioneve palës ukrainse që të veprojë.
Stafi po stërvitet në kushte reale dhe ata janë gati të mbrojnë aleatin e tyre estonez
citon media në fjalë një rreshter të njësisë.
Aktualisht në Estoni po zhvillohet një stërvitje e NATO-s me 14 000 trupa për t’I treguar Rusisë se “një pushtim i Estonisë është një ide e keqe”.
Add new comment