Nuk kemi lënë gur pa lëvizur për interesin e Kosovës. Letra jonë tashmë e humbi aktualitetin dhe relevancën
Në një postim të vetin në Facebook, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se KiE nuk e ka futur në agjendë anëtarësimin e vendit. Sipas saj, Kosova ka plotësuar çdo kusht formal të kërkuar nga procesi i anëtarësimit, dhe se letra e saj ka qenë e konsultuar me disa vende anëtare në formën e një oferte të re. Lidhur me letrën në fjalë Gërvalla ka sqaruar se ajo tashmë ka humbur vlerën dhe rëndësinë.
Edhe pse oferta jonë, e konsultuar me partnerë të shteteve anëtare, në këmbim të një vendimi pozitiv sot në Komitet të Ministrave ofroi një platformë të gjerë të punës së përbashkët, ajo ofertë nuk u mor parasysh. Rrjedhimisht ajo letër me ofertë e humbi vetvetiu aktualitetin dhe relevancën pas mbledhjes së sotshme të Komitetit të Ministrave
shprehet ministrja që mbyll postimin me një mesazh:
Nuk kemi lënë gur pa lëvizur, gjithnjë përbrenda kushtetutshmërisë e ligjshmërisë, për interesin e Kosovën
Comments
Perderisa gjithmone opozita
Perderisa gjithmone opozita (njelloj si dhe ne Shqiperi) sulmon qeverine per çdo gje ,dhe kjo se ka frike se mer meritat qeveria asnjehere ne nuk kemi per te fituar. Te njejten gje beri Rama kur ne pushtet ishte Berisha dhe te njejten gje po ben Berisha tani qe eshte ne opozite po keshtu kane vepruar dhe opozitat ne Kosove.
Add new comment