Thirrje që Suedia të armatoset kundër Rusisë

Në një opinion të publikuar në “Politico” Elisabeth Braw e European Leadership Network, bën thirrje që Suedia të investojë në rritjen e flotës së saj ushtarake. Duke parashtruar si hapje faktin se “deti Balltik së shpejti do të jetë një liqen i NATO-s”, Braw shton se siguria në këtë zonë lidhet detyrimisht me flotën suedeze. Ajo risjell në vëmendje historinë e marinës suedeze dhe të kapaciteteve të saj të dikurshme, për të vënë në dukje se aktualisht kjo flotë është nën përmasat që kërkohen.
Marina suedeze duhet të mbrojë Suedinë kundër marinës ruse që është në rritje të shpejtë me dislokimin vetëm në këtë vit të 30 luftanijeve të reja
shkruan ajo.
Braë e lidh përforicimin e marinës suedeze me hyrjen në NATO por duke nënvizuar se me kapacitetet e reja, marina suedeze do të ketë aftësinë të operojë përtej detit Balltik. Një faktor tjetër që e sjell në vështrim forcimin e marinës suedeze është përmasa e vogël e marinës gjermane dhe polake që nuk balancojnë dot marinën ruse.
Propozimi në fjalë shkon në linjë me vendimin e tre vendeve nordike për t’iu bashkuar Aleancës perëndimore dhe për t’I dhënë fund neutralitetit të tyre të gjatë që ka qenë në të njëjtën kohë një garanci për Rusinë në të drejtat e saj ën detet e Veriut. Diçka që po përfundon dhe mesa duket paralajmëron se një zonë prej dekadash relativisht e qetë po hyn në fazë të re.
Add new comment