Greqia me autoritet publik për mbrojtjen kibernetike. Do të mbulohet edhe sektori privat
Greqia ka ndërmend të institucionalizojë një autoritet të posaçëm për mbrojtjen ndaj krimit kibernetik. Fusha e veprimit të këtij autoriteti raportohet se do të përfshijë edhe sektorin privat në drejtime të tilla si prodhimi i kimikateve dhe produkteve ushqimore.
Vendimi vjen në përputhje me një direktivë të re europiane që e zgjeron mbrojtjen kibernetike në shumë sektorë dhe pritet të zbatohet nga tetori 2024.
Mediat greke raportojnë se në përputhje me këtë kuadër rregullator do të mbulohen më shumë se 2000 organizata dhe nga sektori privat do të mbulohen bizneset e mesme me më shumë e 50 punëtorë dhe një të ardhur me 10 milionë euro.
Akti në fjalë pasqyron një problem sigurie në rritje dhe ndër vendet që janë shembull është edhe Shqipëria. E cila duhet thënë se ka bërë punë për digjitalizmin, por për mbrojtjen kibernetike thuajse asgjë.
Add new comment