Drejt mandatit të pestë: Ukraina kaloi cakun, shpalli rusët si komb jo autokton

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar autoritetet ukrainase se kanë kapërcyer cakun duke deklaruar se rusët nuk janë popullsi vendase. Në një ceremoni të shpërndarjes së medaljeve Ylli i Artë dhënë heronjve të Federatës Ruse, kreu i Kremlinit theksoi se:
Ne nuk do të kishim mbërritur asnjëherë deri këtu nëse autoritetet ukrainase nuk do të kishin nisur të shkatërronin Rusinë në territoret tona historike, duke dëbuar popullin tonë që aty, duke i cilësuar rusët si një komb jo vendas
Komentet vijnë në një klimë të padestabilizueshme për Putin që në këto dy vjet përballi sanksionet, dështimin e vet në operacionet fillestare në Ukrainë, por që aktulaisht mund të vazhdojë të cilësohet si lojtar kryesor në kushtet kur mund ta interpretojë situatën si fitore të Rusisë në përballjen e të gjithë Perëndimit.
Të premten Putin njoftoi se do të rikandidojë për një mandat të pestë për President të Rusisë në zgjedhjet e marsit 2024.
Add new comment