Serbët pranojnë rrugën ligjore për zgjedhjet në Veriun e Kosovës

Postuar në 05 Dhjetor, 2023 16:46

Serbët në katër komunat në veri të Kosovës kanë formuar grupet nismëtare, të cilat të martën kanë paraqitur kërkesa te kryesuesit e kuvendeve komunale në Mitrovicë të Veriut, Zubin-Potok, Zveçan dhe Leposavicc për inicim të peticionit për shkarkim të kryetarëve.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanjin, i ka konfirmuar gazetës “Koha Ditore” se tre persona kanë shkuar për ta paraqitur kërkesën por se ai nuk i ka pranuar në takim pasi që nuk ka qenë i njoftuar paraprakisht.

Ai ka thënë se nga informatat që ka kërkesa për shkarkim të kryetarit bazohet në pretendimet e tyre për “mospunën e kryetarëve dhe vendimeve të njëanshme të tyre”.

E njëjta media citon kryetarin e Komunës së Zubin-Potok-ut, Izmir Zeqiri, sipas të cilit tre qytetarë kanë shkuar për t’u interesuar për ta iniciuar peticionin. Ai ka thënë se rekomandimet që u janë dhënë atyre janë që kjo duhet të shkojë përmes kuvendeve komunale dhe bazuar në Udhëzimin administrativ. Sipas Udhëzimit administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, këto grupe përveç kryesuesve të kuvendeve komunale, duhet të njoftojnë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

KQZ-ja e ka konfirmuar se ka pranuar katër e-maile në të cilat është bashkangjitur formulari për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarëve të komunave. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se kjo do të trajtohet nga Komisioni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.