Ukraina kërkon që Rusisë t’i hiqet e drejta e vetos në OKB
Seanca speciale e OKB-së kushtuar Ukrainës bëri bashkë në të njëjtën sallë presidentin ukrainas dhe kreun e diplomacisë ruse. Presidenti Volodymyr Zelensky kërkoi që Rusisë të mos i njihet më e drejta e vetos.
“Prania e Rusisë në Këshillin e Sigurimit është e paligjshme”, dhe “fuqia e vetos në duart e agresorit është ajo që e shtyu OKB-në në këtë ngërç”, tha Zelensky.
"Unë mendoj se OKB-ja mund të bëjë më shumë për sigurinë dhe paqen në botë. Jam i sigurt se Karta e OKB-së mund të funksionojë për sigurinë globale, por diskutimi për reformën e Kombeve të Bashkuara duhet të shndërrohet menjëherë në një proces", shtoi ai.
Nuk ka të bëjë vetëm me përfaqësimin në Këshillin e Sigurimit, por edhe me përdorimin e të drejtës së vetos
Ndërkohë, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi NATO-n se ka refuzuar angazhimin në dialogun që mund të kishte parandaluar tensionet në Europë.
Lavrov tha se qeveria e Kievit nuk është gjë tjetër vecse në kukull në duart e SHBAve dhe theksoib se e drejta e vetos Rusisë i takon në mënyrë legjitime.
“E drejta e vetos është një “instrument legjitim” i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha ai.
Add new comment