Lista Serbe: Tërheqja e njësive të posaçme në veri u hap rrugën zgjedhjeve të reja
Lista Serbe e sheh çtensionimin e situatës si hapin e parë të domosdoshëm për të shkuar drejt zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës. Përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen kushtet për fushatë normale.
“Në një atmosferë frike për mbijetesën dhe sigurinë e popullit serb, është e pamundur të zhvillohet një fushatë normale. Është e nevojshme që ato njësi të posaçme të tërhiqen, kjo është kërkesa e serbëve, kërkesa e Bashkimit Evropian dhe kërkesa e SHBA-së”, ka thënë Simiq për VOA pas një vizite që pati në Shtetet e Bashkuara, gjatë të cilës theksoi se ka marrë mesazhe të qarta.
Kushti i vetëm i Listës Serbe për zgjedhjet në veri është tërheqja e njësive speciale të policisë nga ndërtesat komunale.
Në bazë të marrëveshjes së Bratislavës, qeveria e Kosovës e ka nisur tërheqjen e njësive speciale nga ndërtesat komunale në veri. Zgjedhjet për kryetarët e katër komunave me shumicë serbe pritet të mbahen në vjeshtë.
Add new comment