Parlamenti letonez deklaron Rusinë si shtet që sponsorizon terrorizmin
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2022/08/1362545_2022_08_12_11.jpg?itok=slPNeg8R)
Parlamenti letonez ka miratuar një rezolutë përmes së cilës e ka shpallur Rusinë si shtet që sponsorizon terrorizmin. Sipas dokumentit të miratuar në datën 11 gusht, parlamenti i cilëson aktet e ushtrisë ruse në Ukrainë si terrorizëm, ndërkohë që ka bërë thirrje për të gjitha vendet e BE-së që të ndalojnë lëshimin e vizave turistike për shtetasit rusë dhe bjellorusë.
Duhet thënë se deklarata e Parlamentit letonez – Saeima – është miratuar ndërkohë që në vend ndodhej për vizitën e parë të një zyrtari të tillë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Add new comment