90 doza në trup për të vaksinuar fiktivisht të tjerët
Një burrë në Gjermani u zbulua se kishte bërë me dhjetëra doza vaksine anti-Covid për të pajisur me certifikata vaksinimi persona të tjerë.
Certifikatat me numrin real të vaksinës u shiteshin individëve që donin të shmangnin vaksinimin.
Policia e Magdeburg, qytet në lindje të Gjermanisë, bëri të ditur se burri në fjalë, identiteti i të cilit ruhet në bazë të ligjit gjerman, ka injektuar mbi 90 doza në qendrat e vaksinimit të Saksonisë.
Ai u kap në një qendër vaksinimi në Eilenburg, në Saksoni, ku ishte paraqitur për të dytën ditë me radhë.
Kjo i bëri autoritetet të dyshonin dhe të nisnin një hetim. Siç bën të ditur AP, atij iu sekuestruan disa dokumente që vërtetonin vaksinimin e tij.
Add new comment