Gjykata njeh PD-në e Berishës, Komisioni i Rithemelimit kthehet në seli
Gjykata Civile e Tiranës ka njohur Kuvendin e 11 dhjetorit 2021, i cili u thirr nga ish-kryeministri Sali Berisha. Njohja e këtij vendimeve të tij do të thotë shkarkim i strukturave drejtuese sipas ndryshimeve në statut, të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Me këtë vendim, gjykata njeh ligjërisht Komisionin e Rithemelimit, logon dhe vulën e re të partisë.
Ndër ndryshimet më të rëndësishme të përfshira në statutin e miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit përfshihet edhe neni që detyron kreun e partisë që në rast se humb zgjedhjet e përgjithshme, të largohet; dhe në rast se humb zgjedhjet lokale, të kalojë në votëbesim.
Vendimi u mor nga gjyqtari Agron Zhukri, të cilin më pas, në emër të selisë blu, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, tha se do ta kallëzojë për shpërdorim detyre.
Alibeaj tha se vendimi është skandaloz.
“Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur asnjë dosje. Ka marrë një vendim, pa pasur prova e dosje. Pa pasur palë. Që një vendim të ketë efekt duhet të ishim edhe ne palë. Janë element që për këdo i lind e drejta të paraqesë një kallëzim penal për gjyqtarit”, u shpreh Alibeaj.
Add new comment