Rusia, diplomaci me Europën për Ukrainën, jo me SHBA-të
Franca dhe Gjermania vijojnë të jenë në kontakt të drejpërdrejtë me Rusinë, në përpjekje për t’i dhënë konfliktit me Ukrainën një zgjidhje diplomatike. Presidenti Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz.
Siç bën të ditur Kremlini, gjatë bashkëbisedimit telefonik me dy liderët europianë, Putin solli “fakte të shumta të shkeljes më të rëndë flagrante nga forcat ukrainase të normave të së drejtës ndërkombëtare humanitare: vetëgjyqësa ndaj disidentëve, kapja rob dhe përdorimi i popullsisë civile si një mburoje e gjallë, vendosja e armatimeve të rënda në objektet e banimit, pranë spitaleve, shkollave, kopshteve të fëmijëve etj. Në të njëjtën kohë, batalionet nacionaliste ndërpresin sistematikisht operacionet për shpëtimin e popullsisë, duke frikësuar civilët gjatë përpjekjeve për evakuim”.
Sipas njoftimit, presidenti rus u ka kërkuar Macron-it dhe Olaf Scholz-it “të ndikojnë te autoritetet kieviane në mënyrë që akte të tilla kriminale të ndërpriten”, ndërsa ka informuar edhe në lidhje me atë që është diskutuar ditët e fundit në bisedimet direkte mes përfaqësuesve rusë dhe ukrainas.
Add new comment