Macron pretendon autonomi strategjike për Europën pas një marrëveshjeje me Greqinë
Një marrëveshje historike është cilësuar nge liderët e të dy vendeve ajo e nënshkruar mes Francës dhe Greqisë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, nënshkruan në Paris një marrëveshje në fushën e mbrojtjes, e cila forcon bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe ndihmon në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të të dy vendeve.
Sipas Macron, marrëveshja është një "një hap i parë i guximshëm drejt autonomisë strategjike evropiane".
Ndërsa Mitsotakis është shprehur në konferencën për shtyp pas ceremonisë së nënshkrimit, se marrëveshja hap rrugën për mbrojtje "autonome" evropiane, "e barabartë me fuqinë e saj ekonomike". Kryeministri grek shtoi se ajo çimenton miqësinë greko-franceze, e cila "tejkalon kuadrin e BE dhe NATO".
Sipas kreut të qeverisë greke, i cituar nga Kathimerini, marrëveshja me Francën nuk do të ndikojë në Paktin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Ndërsjellë që aktualisht është nën negociata midis Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara pas tensioneve midis Parisit dhe Uashingtonit mbi marrëveshjen e nëndetëseve me Australinë.
Marrëveshja parashikon blerjen nga Greqia të tre fregatave të prodhuara në Francë, ndërsa një e katërt mbetet opsionale.
Presidenti francez e ka hedhur prej kohësh idenë e një force të përbashkët mbrojtëse për Europën, duke u shprehur se NATO është kthyer në një organizëm që i ka vdekur truri.
Add new comment