“Sinopharm”, 93% efektive në Emiratet Arabe
Në Emiratet e Bashkuara Arabe janë publikuar rezulatet e një studimi mbi efikasitetin e vaksinës kineze. Vendi ka filluar t’i prodhojë vetë vaksinat “Sinopharm”, për të cilën studiuesit thonë se dy javë pas dozës së dytë, te pacientët është konstatuar më shumë se 93 për qind efektivitet në parandalimin e shtrimit në spital në rast infeksioni, 95 për qind në shmangien e kujdesit intensiv dhe 100 për qind në parandalimin e vdekjes.
"Vaksinimi zvogëlon numrin e shtrimeve në spital me 93 për qind, 95 për qind të kujdesit intensiv, nuk ka raportime për vdekje te njerëzit që janë vaksinuar, pas dy javësh nga doza e dytë", raporton "National News" nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Vaksina kineze "Sinopharm" ofron imunitet deri në 6 muaj, por studiuesit thonë se në këtë pikë duhen hulumtime të reja.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, përgjatë muajit të fundit janë regjistruar mesatarisht 2 000 raste të reja në ditë. Megjithatë, vendi është shumë përpara të tjerëve sa i përket testimit. Atje testohen rreth 250 mijë njerëz në ditë, që do të thotë se përqindja e të infektuarve është më pak se 1 për qind.
Kinezja “Sinopharm” ka gjetur përdorim të gjerë sidomos në Serbi, ku me të janë vaksinuar rreth ¾ e qytetarëve që janë bërë pjesë e fushatës së imunizimit.
Add new comment