sinopharm
“Sinopharm”, 93% efektive në Emiratet Arabe
Në Emiratet e Bashkuara Arabe janë publikuar rezulatet e një studimi mbi efikasitetin e vaksinës kineze. Vendi ka filluar t’i prodhojë vetë vaksinat “Sinopharm”, për të cilën studiuesit thonë se dy javë pas dozës së dytë, te pacientët është konstatuar më shumë se 93 për qind efektivitet në parandalimin e shtrimit në spital në rast infeksioni, 95 për qind në shmangien e kujdesit intensiv dhe 100 për qind në parandalimin e vdekjes.
Nuk gjenden në tezga/500 mijë vaksina anti-CoVid-19 nga Kina me rastin e ditëlindjes së Vuçiç
Lideri kinez Xi Jinping ka vendosur të dërgojë në Serbi 500 mijë doza të vaksinës anti-CoVid-19, “Sinopharm”, dërgesë e cila sipas mediave serbe do të bëhet më 5 mars, kur është edh ditëlindja e presidentit Aleksander Vuçiç.
Nuk kuptohet se cili është çelësi i suksesit të Serbisë në këtë fushatë vaksinimi masiv ku edhe BE-ja ka mbetur pas, ndonëse prodhuesit janë kryesisht në Europë.
Hungaria, vendi i parë i BE-së që përdor vaksinën kineze kundër CoVid-19
Hungaria ka arritur një marrëveshje me palën kineze për përdorimin e vaksinës anti-CoVid-19 të prodhuara nga Sinopharm, kompania kineze. Me këtë vendim Hungaria bëhet vendi i parë që pranon vaksinën kineze e cila thuhet se ka efektivitet 50%, duke u shkëputur kështu nga bllokur europian të cilin e ka akuzuar për ngadalësi në blerjen dhe përdorimin e vaksinës.
Nëse shohim përtej kufijve të BE-së, ne mund të vëmë re se në SHBA, Britani dhe në Izrael, njerëzit po vaksinohen me një shpejtësi marramendëse