Vaksinimi bëhet selektiv, Rama: Do ta nisim me personalitetet
Qeveria synon ta ketë përfunduar procesin e imunizimit përmes vaksinës pas 14 muajve. Vaksinimi nisi fillimisht me punonjësit e sistemit shëndetësor, për të kaluar më pas te të moshuarit e azileve, fillimisht atij në Shkodër dhe nga nesër në Vlorë.
Por më pas, vaksinimi do të bëhet në mënyrë selektive. Këtë, Rama e paralajmëroi vetë sot, gjatë një fjalimi në “Air Albania”.
"S'kemi pasur asnjë humbje jete si rezultat i bllokimit total dhe karantinimit total. Për rreth 1000 persona, vaksinimi do përfundojë këtë javë, ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga Mati dhe Bulqiza, nesër do jemi në Vlorë, do vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë personalitete, që duhet t'i mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalim".
Një përzgjedhje e tillë mund të shkaktojë irritim te një numër i madh të moshuarish, të cilët edhe pse nuk kanë statusin e atyre që Rama i konsideron “personalitete”, kanë të njëjtën të drejtë për vaksinën që mund t’u shpëtojë jetën.
Comments
Ou?
Cili eshte kriteri/kriteret per t'u konsideruar PERSONALITET? Dhe kush eshte organi qe i miraton, ose i ka miratuar?
cufi@yahoo.com
Komisioni i Listes Basha eshte autoriteti me i mire per kete.
Hahaha!
Cufo, a je i zoti me dhone noi pergjigje serioze, se kjo qe thu ti osht si me tall prapanicen. Po deshe, sigurisht, askush nuk te detyron te shash liderin global, piktorin e lavdishen ne lavdi te lavdishme.
Add new comment