personalitetet
Vaksinimi bëhet selektiv, Rama: Do ta nisim me personalitetet
Qeveria synon ta ketë përfunduar procesin e imunizimit përmes vaksinës pas 14 muajve. Vaksinimi nisi fillimisht me punonjësit e sistemit shëndetësor, për të kaluar më pas te të moshuarit e azileve, fillimisht atij në Shkodër dhe nga nesër në Vlorë.
Por më pas, vaksinimi do të bëhet në mënyrë selektive. Këtë, Rama e paralajmëroi vetë sot, gjatë një fjalimi në “Air Albania”.