“Të luftojmë korrupsionin në shëndetësi me modelin turk”
Spitali i Fierit jo vetëm do të ndërtohet nga qeveria turke, por edhe do të funksionojë sipas modelit turk. Gjatë një takimi me banorët e Sarandës, kryeministri tha se mënyra e re e menaxhimit synon uljen e korrupsionit. Praktikisht, modeli synon të lërë në dorë të privatit menaxhimin e spitalit.
“Në spitalin e Fierit do të ndëtojmë modelin e parë të autonomisë. Ai do të jetë rajonal publik, por do të ketë menaxhim si në Turqi. Atje spitalet e shtetit i menaxhojnë privatët. I gjithë suporti, çarçafët, batanijet, ushqimet, ngrohjen e menaxhon privati. Ne aty do të ndëtojnë një model që ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.
Sipas tij, modeli parashikon që mjekët të paguhen në bazë të performancës dhe t’i ndajnë të ardhurat.
“Korrupsioni është sistem dhe luftohet me antisistem; antisistemi është modernizimi”, tha Rama.
Comments
sistem + antisistem =
sistem + antisistem = xhungelsistem
Add new comment