“Të luftojmë korrupsionin në shëndetësi me modelin turk”

Postuar në 07 Shkurt, 2021 11:22

Spitali i Fierit jo vetëm do të ndërtohet nga qeveria turke, por edhe do të funksionojë sipas modelit turk. Gjatë një takimi me banorët e Sarandës, kryeministri tha se mënyra e re e menaxhimit synon uljen e korrupsionit. Praktikisht, modeli synon të lërë në dorë të privatit menaxhimin e spitalit.

Në spitalin e Fierit do të ndëtojmë modelin e parë të autonomisë. Ai do të jetë rajonal publik, por do të ketë menaxhim si në Turqi. Atje spitalet e shtetit i menaxhojnë privatët. I gjithë suporti, çarçafët, batanijet, ushqimet, ngrohjen e menaxhon privati. Ne aty do të ndëtojnë një model që ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë”, tha Rama.

Sipas tij, modeli parashikon që mjekët të paguhen në bazë të performancës dhe t’i ndajnë të ardhurat.

Korrupsioni është sistem dhe luftohet me antisistem; antisistemi është modernizimi”, tha Rama.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

sistem + antisistem = xhungelsistem

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.