Romë, zbulohet një cenotaf kushtuar Romulit

Postuar në 21 Shkurt, 2020 23:01

Arkeologët besojnë se kanë zbuluar në Romë një cenotaf kushtuar themeluesit të Qytetit të Përjetshëm, Romulus(Romuli). Dhoma e vogël ku ndohet një sarkofag i thjeshtë është gjetur në forumin e vjetër dhe sipas drejtueses së Parlut Arkeologjik të Koloseumit, Alfonsina Russo, mund të bëhet fjalë për një objekt të shekullit VI p.e.s.  

Kjo zonë është shumë simbolike. Me siguri që nuk kemi të bëjmë me varrin e Romulusit, por është një vend kujtimi për të, një cenotaf

është shprehur ajo. 

Faltorja ndodhet nën hyrjen e Curia-s romane, një vendtakimi i senatorëve romakë që më vonë u kthye në kishë çka e mbrojti strukturën. 
Russo shton se poeti romak, Horac dhe historiani Marcus Terentius Varro kanë shkruar se “Romuli është varrosur pas “rostra-s” një tribunë nga e cila folësit i drejtoheshin turmës në forum. Dhe gjetja duket se konfirmon këtë të dhënë. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.