Tragjedia e radhës në Mesdhe, 150 të mbytur (Video)

Postuar në 25 Korrik, 2019 18:44

Të paktën 150 emigrantë raportohet se  kanë humbur jetën pas mbytjes së një anije në brigjet libiane. 150 emigrantë të tjerë janë shpëtuar dhe janë kthyer në Libi, siç u bë e njohur nga UNHCR.

Anija kishte filluar lundrimin nga Homs, Libi, 120 km larg Tripolit. Sipas dëshmive të mbijetuarve bëhet fjalë për rreth 300 emigrantë, por nuk është e qartë nëse në incident janë të përfshira një ose dy anije.

Të mbijetuarit u ndihmuan nga peshkatarët lokalë dhe pastaj u shoqëruan nga roja bregdetare libiane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.